Top Channel/ Sulm me armë në New York! Katër viktima nga të shtënat, mes tyre një oficer policie
29/07/2025 12:38

Të paktën katër persona, përfshirë një oficer policie, u vranë pasi një person i armatosur hyri në një qiellgërvishtëse në qendër të Manhattanit dhe hapi zjarr në mes të ditës. Policët lokalë konfirmuan se agresori ka qëlluar veten pas sulmit duke e cuar në 5 bilancin e viktimave të kësaj ngjarje. Kryebashkiaku Eric Adams sqaroi se kamerat e sigurisë kishin mundur të fiksonin një person të armatosur teksa la një BMË të zezë, ndërsa në duarmbante një pushkë M-4 dhe hapi fillimisht zjarr ndaj një oficeri policie përpara se të hynte në ndërtesë. Oficeri i policisë që humbi jetën ishte një 36 vjecar me origjinë nga Bangladeshi. Po ashtu mes viktimave janë dy burra të tjerë dhe një grua, ndërsa një tjetër burrë është në gjende kritike për jetën. Sulmi i rëndë ndodhi në një bllok zyrash në Park Avenue, një zonë e njohur për turistët por edhe për njerëzit e biznesit. Agresori qëlloi brenda ndërtesës ku ndodhen gjiganti i fondeve të mbrojtjes Blackstone, dhe Liga Kombëtare e Futbollit. Autori u identifikua si si Shane Tamura nga Las Vegasi. Pas sulmit nga kontrolli në automjetin e tij u gjetën, jë revolver, municione dhe karikatorë. Sipas policisë Tamura vuante nga probleme të shëndetit mendor. Gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara ka pasur 254 raste të shtënash masive, përfshirë incidentin e së hënës në Nju Jork.

Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43