Një zbulim i madh është regjistruar në luftën kundër kancerit. Për të parën herë është identifikuar mekanizmi që lejon qelizat tumorale ti shpëtojnë zbulimit dhe shkatërrimit nga ana e sistemit imunitar. Zbulimi është bërë nga një grup kërkuesish të qendrës kombëtare të kancerit në Singapor. Ekipi ka identifikuar në brendësi të tumoreve, praninë e qelizave pre-metastike, që janë në gjendje të zhvendosen nga zona ku tumori gjenerohet për të lëvizur drejt pjesëve të tjera të trupit përmes nyjeve limfatike.