Presidenti ukrainas, volodimir Zelenski raportohet se i ka mbijetuar tre përpjekjeve për vrasje, javën e shkuar. Mercenarë nga grupi Vagner i mbështetur nga Kremlini dhe forcat speciale Cecene, ishin dërguar për të vrarë presidentin ukrainas. Vrasësit u dekonspiruan nga anëtarë të paidentifikuar, kundër luftës, brenda shërbimeve federale ruse të sigurisë, FSB, të cilët njoftuan zyrtarët ukrainas – raporton The Times.