Top News- Si është ekonomia! / Ekspertët mosbesues për të dhënat e Kurtit
06/12/2025 15:40

Ekspertetët e ekonomisë në Kosovë, shprehen se trendi i rritjes së regjistrimeve të bizneseve këtë vit i raportuar nga qeveria në detyrë, nuk përputhet me qarkullimin. Sipas tyre, shumë biznese po regjistrohen vetëm për t’i ikur kostos së lartë të energjisë dhe jo si rezultat i zgjerimit ekonomik. Në një intervistë për Ekonomia Online, eksperti financiar Kushtrim Ajvazi statistikat nominale të regjistrimit nuk japin një pasqyrë të saktë të vlerës së shtuar në ekonomi. Sipas tij, përveç numrit të regjistruar, duhet të analizohet qarkullimi real i bizneseve, që tregon ndikimin e tyre ekonomik. Eksperti thotë se inflacioni deri në muajin shtator ishte rreth 5.1 për qind, rritja reale e qarkullimit është minimale, as 1 për qind, pra nuk ka rritje reale të qarkullimit të bizneseve. Ai paralajmëroi se disa biznese kanë përdorur regjistrime të ndara për të shmangur barrierat në treg, duke krijuar iluzion të rritjes reale. Sakaq, ish-kryetari i Odës Ekonomike, është shprehur se se cështja e numrit të bizneseve të regjistruara që po paraqitet nga qeevria në detyrë është manipulim gjatë fushatës zgjedhore dhe mund të japë një pasqyrë të gabuar të gjendjes reale ekonomike. Sipas tij, Kosova ka nevojë për qëndrueshmëri të bizneseve. Eskpertët shpjegojnë tri tri dukuri që ndikojnë në numrin e bizneseve të regjistruara: krijimi i kompanive të reja nga bizneset ekzistuese për lehtësim, regjistrimi i kompanive për të shmangur vendimin e ZRRE-së mbi çmimet e energjisë dhe hyrja e bizneseve të reja në tregti dhe IT. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se përgjatë mandatit të tij qeverisës numri i bizneseve të regjistruara është ngritur këtë vit dhe se kjo është rritja më e lartë se në çdo vit tjetër para qeverisjes së VV-së. Sipas qeverisë në detyrë, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara tashmë ka kaluar shifrën prej 11 mijë.

Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15
Top Channel/ 15 vjet në pritje të drejtësisë, nis gjyqi për vrasjen e Diana Kastratit në Kosovë
10/11 12:22
Top Channel/ Asociacioni rikthen debatin, Rashiç sheh mundësi pas zgjedhjeve në Serbi
09/11 23:32
Top News – Zgjedhjet e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Kamberi: Koalicioni mori 10 mandate, të parët…
09/11 13:20
Top News – Punëtorët e hekurudhës në grevë. Paralizohet Kosova, kërkohet rritje e rrogave
09/11 11:33
Top Channel/ Burnham letër Albin Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale
08/11 20:15
Top News- PDK-ja në udhëkryq analistët: Grupet e interesit mund të ndikojnë garën për kryetar
08/11 14:56
Top Channel/ Tetë gra të vrara në 2026 në Kosovë, protestuesit kërkojnë shkarkime dhe ndjekje penale
07/11 19:31
Top News – Jo bashkëpunim me Listën, por… Studentët nuk ndërpresin fondet për serbët e Kosovës
07/11 16:00
Top News – Strategjia për lirimin e krerëve të UÇK. Mblidhet grupi i punës, diskutimet ‘top sekret’
07/11 14:53
Top Channel/ Vdekja e Arlinda Zekajt, Prishtina në protestë mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave
07/11 13:54
Top Channel/ Rritet dhuna në familje, 8 gra të vrara në Kosovë
06/11 19:44
Top News – 5 vite nga nisja në Hagë. Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit – Na mungon!
06/11 13:39
Top News-Gjashtë vite nga gjykimi në Hagë, Thaçi: Do dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi
05/11 22:45
Top News – Drogë nga Irani drejt Kosovës/ Goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikimit, 5 të arrestuar
04/11 15:34
Top News – Macron, letër presidentes së Kosovës / Uron për detyrën, kërkon përparim drejt BE-së
04/11 15:25
Top News – Kosova ende larg Bashkimit Evropian / ‘Ngec’ në reformat kyçe, politika ‘pengon’
04/11 15:11
Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45