Meghan markle ka thënë gjithnjë se nuk ndihej e sigurt në Londër e madje edhe princi Harry ka lënë të kuptohet se siguria e bashkëshortes së tij ishte në rrezik. Sipas Nil Basu, ish shef i njësisë antiterrorizëm të policisë metropolitane, frika e tyre nuk ishte e pabazë. “Po të kishit parë gjërat që shkruheshin për të dhe letrat që i vinin, nuk do të kishte dyshim që ajo ishte nën kërcënim”, ka thënë ai. “Nuk bëhej fjalë vetëm për qëndrim negativ të shtypit; Meghan Markle kishte arsye të forta që të ishte e frikësuar”, ka thënë Neil Basu duke shtuar: “Kishim skuadra që po hetonin dhe personat përgjegjës në fund janë përndjekur për ato kërcënime. Është një problem real. Kam folur publikisht për shumë vite për kërcënimin e terrorizmit të ekstremit të djathtë në këtë vend”, përfundon ai.