Top News – Shuhet miku i Kosovës / Ish-senatori Bob Dole, hero lufte dhe politikan i rrallë
06/12/2021 12:14

Ish senatori republikan, Bob Dole, një hero i Luftës së Dytë Botërore, u nda nga jeta të dielën në moshën 98 vjeçare. Me gjithë plagët e rënda nga Lufta, Sen. Dole u bë një nga figurat më të njohura të politikës amerikane, udhëheqësi i Senatit, kandidat republikan për president dhe më pas simbol i brezit të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore. Gruaja e tij, Elizabeth Dole, e postoi njoftimin të dielën në Tëitter. “Ai i ka shërbyer Amerikës për 79 vjet me radhë”, shkroi ajo. "Megjithëse shpesh nuk pajtoheshim, ai kurrë nuk hezitoi të punonte me mua ose me demokratë të tjerë kur bëhej fjalë për çështje të rëndësishme," tha presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë ku nderoi ish senatorin. Gjatë karrierës së tij 36-vjeçare në Kongres, Dole u bë një nga ligjvënësit dhe udhëheqësit e Partisë Republikane më me ndikim në Senat. Ai madje tentoi tre herë të fitonte shtëpinë e bardhë. Shqiptarët e kujtojnë Bob Dole si njeriun që u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Lidhjet e senatorit me shqiptarët kishin filluar në fund të viteve 1980, kur Kosova ishte nën shtypjen e Sllobodan Millosheviçit. Një pikë kthese u shënua me vizitën që Dole, në atë kohë udhëheqës i republikanëve të Senatit, bëri në Prishtinë, në vitin 1990. Senatori kishte shkuar në Kosovë me një mesazh të qartë. “Ne besojmë fuqimisht tek demokracia, ne besojmë tek liritë individuale dhe jemi kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai në Prishtinë. Në shtator 1998, pas kthimit nga një vizitë ne Kosovë, Bob Dole i bëri thirrje administratës Clinton për veprime energjike. Aktivistët shqiptaro-amerikanë thonë se ishte senatori Dole që e bindi ish-Presidentin Bush të mbështeste pavarësinë e Kosovës. Në gusht të vitit të kaluar në Prishtinë u zbulua një bust i senatorit Dole. Në mesazhin dërguar me video me atë rast, senatori shprehu shpresën se Kosova do të përparojë dhe do të bëhet gjithnjë e më e fortë.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11