Top News – Shtrëngata e reshje intensive. Stuhia përfshin Shqipërinë, përmbytje në disa qytete
30/08/2025 18:42

Shtrëngata dhe reshje me intensitet të lartë pushtuan gjithë territorin. Temperaturat e larta të verës ia lanë vendin erës së fortë dhe stuhisë që rrëmbeu karrige, çadra dhe çdo objekt tjetër të lëvizshëm në rrugët e vendit. Në kryeqytet pati probleme në aeroportin e Rinasit, ku rreth 14 fluturime vonuan në mbërritje dhe shtatë në nisje. Konkretisht problematika pati në linjat me Hamburgun, Pescaran dhe Veronan. Tragetit të linjës Durrës – Bari ‘Francesca’ iu shkëput një nga litarët lidhës me kalatën, po fatmirësisht situata u menaxhua në kohë falë ndërhyrjes së autoriteteve detare. Në qytetin bregdetar të Vlorës rreshjet e dendura të shiut ishin prezente për më shumë se 60 minuta, duke përmbytur disa akse rrugore, kryesisht në lagjen pavarësia, zonën e Skelës, lagjen 29 nëntori si dhe bulevardin Ismail Qemali. Po punohet nga institucionet përgjegjëse për pastrimin dhe hapjen e pusetave dhe kanaleve kulluese. Në Lezhë përmbytjet kanë prekur disa zona kryesore duke filluar nga bulevardi “Gjergj Fishta” dhe blloku i banimit “11 Janari” në lagjen Besëlidhja. Niveli i ujit ka arritur deri në 30 cenimetra duke bllokuar hyrjet e pallateve. E njëjta panoramë ka shoqëruar thuajse të gjitha qarqet e vendit, teksa meterologët paralajmërojnë po të njëjtat kushte klimaterike edhe ditën e diel.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16