Top News – Shtetet e lëkundura/ Aty ku caktohet fati i zgjedhjeve
03/11/2020 18:25

Fushëbeteja e vërtetë e zgjedhjeve amerikane, janë të ashtëquajturat “shtete të lëkundura”; pikërisht aty zhvillohet dhe lufta më e ashpër politike. Këto shtetet janë ato që vendosin praktikisht fatin e zgjedhjeve. Në presidencialet amerikane, fituesi nuk përcaktohet nga vota popullore, por secili shtet ka një numër të caktuar votash elektorale, të cilat i jepen njërit prej kandidatëve ose tjetrit në varësi të rezultatit të votës popullore në atë shtet. Ky sistem zgjedhor sipas të cilit "fituesi merr gjithçka" i nxit kandidatët të bëjnë fushatë më intensive në shtetet konkurruese ku fitorja mund të nënkuptojë shanse më të shumta drejt Shtëpisë së Bardhë. Mbi 10 shtete konsiderohen vazhdimisht të lëkundura sepse kanë pasur vazhdimisht garë të ngushtë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Gjashtë prej tyre konsiderohen më të rëndësishmet këtë vit, sepse popullsia e tyre e madhe u jep më shumë vota elektorale. Arizona ka votuar për republikanët në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1952, me përjashtim të fitores së Bill Clintonit në 1996. Ky shihet si një shtet I prirur drejt Bidenit, kjo edhe për shkak të rritjes së elektoratit demokrat mes votuesve periferikë teksa shtohet me shpejtësi numri I votuesve hispanikë. Florida është kycë në këto zgjedhje; mendohet se po e mori Bideni Floridën, Trumpi do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë 270 votat e Kolegjit Elektroa të nevojshme per të fituar. Ndërsa nëse Trumpi fiton ën Florida, Bideni nuk e ka rrugën krejtësisht të mbyllur sepse ka dhe mënyra të tjera edhe pse jo dhe aq të siogurta për të siguruar votat që I duhen. Pensilvania. Bideni ka lindur aty, në qytetin Skranton dhe e ka vënë theksin vazhdimisht tek rrënjët e familjes se tij nga klasa punëtore me qëllimin të tërheqë edhe votuesit e bardhë pa arsim universitar, të cilët Trump I bëri për vete në 2016-tën. Miçigani, një shtet prodhues, është goditur rëndë nga recesioni i shkaktuar nga pandemia, me më shumë punë dhe biznese të humbura sesa në pjesën më të madhe të vendit. Presidenti ka inkurajuar mbështetësit e tij të fajësojnë guvernatoren demokrate të shtetit, Gretchen Ëhitmer, për mbylljen ekonomike. Uiskonsin, ku ka shumë komunitete të bardha rurale dhe punëtorëve që përbëjnë pjesën më të madhe të mbështetësve të zotit Trump, ishte "shteti i kthesës" që matematikisht e nxorri republikanin në krye në 2016, ndërsa sot renditet ndër shtetet më të goditura nga pandemia, e u bë dhe dhe fokusi i një debati kombëtar mbi drejtësinë racore. Në Karolinën e Veriut, me përjashtim të fitores së Barak Obamës në 2008, kandidatët republikanë kanë fituar nëntë nga 10 zgjedhjet e fundit presidenciale. Por analistet vene re një ndryshimmë të gjerë në demografinë e pjesës jugore të vendit, ku një popullsi gjithnjë e më e larmishme mund të ishte në avantazh të demokratëve.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20