Top News – Shtëpi për 1 euro në Abruzzo/ Një nga ‘sekretet’ më të mirë-ruajtura të Italisë
09/10/2021 19:00

Pa turma vizitorësh edhe para pandemisë, fshatrat e bukur pranë romës, me akses në pista skijimi dhe panorama mahnitëse, rajoni italian i Abruzzo-s ka shumë për të ofruar si destinacion. Por deri kohët e fundit, sidoqoftë, nuk ofronte shtëpi në shitje për 1 euro. Kjo tani ka ndryshuar. Edhe Abruzzo i është bashkuar klubit të shtëpive 1 euroshe me prezantimin e një skeme të re në qytezën piktoreske të Pratola Peligna-s. E ndodhur në malet apenine, pranë disa prej pistave më të mira të skiimit, ai është një vend i përzgjedhur me një strukturë mesjetare plot me shtëpi të braktisura që autoritetet lokale shpresojnë që tu japin jetë së shpejti. Si edhe shumë fshatra dhe qytete të tjera që shesin shtëpi të lira, Pratola Paligna ka vuajtur nga rënia e popullatës. Në vitet 1930, ajo kishte rreth 13 mijë banorë por zyrtarët lokalë thonë se tani banorët janë vetëm 7 mijë. Shumë shtëpi janë lënë bosh ndërsa familjet janë larguar në kërkim të një të ardhmeje më të mirë diku tjetër. Gjendja e rrënuar e këtyre shtëpive të vjetra është përkeqësuar akoma më shumë edhe nga disa tërmete. Para prezantimit të skemës së shtëpive 1 euroshe, zyrtarët lokalë bënë një verifikim të pronave, u përpoqën të kontaktonin me pronarët e vjetër dhe më pas identifikuan shtëpitë që mund të dilnin në shitje. Nga gjithsej 630 shtëpi të pabanuara, rreth 250 mund të shiten për 1 euro. Pamjet: AFP

Top News – Shtëpia e Bardhë zbarkon në Alaskë / Përgatitje për takimin historik mes Trump dhe Putin
13/08 14:59
Top News – Putin në Alaskë me të njëjtat kërkesa/Tërheqje e plotë e Ukrainës nga rajonet e aneksuara
13/08 14:50
Top News – Kina ‘dëbon’ shkatërruesin amerikan / Lundronte në ujëra të kontestuara, ndërhyn ushtria
13/08 14:00
Top News – Sistem mbrojtës me 4 shtresa / ‘Kupola e Artë’ e Trumpit, zbulohet projekti
13/08 13:52
Top News – Evropa sheh rrezik në takimin në Alaskë / Zelenski shkon në Berlin, takim online me Trump
13/08 13:42
Top News – Pak pritshmëri para takimit me Putinin / Trump paralajmëron: Do jetë samit ‘informues’
13/08 12:43
Top News – Garda Kombëtare pushton Uashingtonin / Tanke dhe trupa në rrugët e kryeqytetit amerikan
13/08 12:42
Top News – Miku i Putinit në zemër të Evropës / Orban nuk mbështet deklaratën e BE-së për Ukrainën
13/08 12:41
Top Channel/ Europa në flakë: 4 viktima nga i nxehti në Spanjë, Mal të Zi dhe Itali
13/08 12:37
Top News – Ballkani dhe Evropa në flakë / Temperaturat kalojnë 40 gradët celcius, viktima e zjarre
13/08 12:28
Top Channel/ Tanket “pushtojnë” Washingtonin! Garda Kombëtare nis patrullimet pas vendimit të Trump
13/08 12:24
Top Channel/ Trump-Zelensky-BE, flasin sot! Takim virtual para bisedimeve në Alaskë
13/08 12:23
Top News – Izraeli bombardon qytetin e Gazës / Perëndimi kërkon veprim kundër urisë në territor
13/08 11:49
Top News – Para takimit me Putinin…Trump do flasë me Zelenskin dhe liderët evropianë
13/08 11:49
Top News – Para takimit me Putinin…Trump do flasë me Zelenskin dhe liderët evropianë
13/08 11:42
Top Channel/ Lëvizja e beftë, Trump-Zelensky-BE takim urgjent para bisedimeve në Alaskë
12/08 22:38
Top Channel/ Vendimi i papritur për Dodik, i zëvendësohet burgu me gjobë
12/08 22:14
Top Channel/ Greqia në alarm nga zjarret, kërkohet evakuimi urgjent i qindra banorëve
12/08 19:35
Top Channel/ “Brigitte është burrë”, Macron ngre padi për shpifje ndaj influencueses amerikane
12/08 18:47
Top Channel/Prapaskenat në prag të takimit Trump-Putin, Meloni dhe BE kërkojnë një vend në negociata
12/08 18:42