Një shqiptar, i cili shpërndante kokainë në Milano ka rënë në pranga pas ndjekjes nga policia. Gjithçka ndodhi krejt rastësisht kur 35-vjeçari u pa nga policia në park, teksa kryente një sërë telefonatash. Kaq mjaftoi sa policia të dyshonte se personi në fjalë fliste me klientët e tij për shitjen e drogës në doza.