Policia gjermane ka vënë në pranga një shqiptar, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash. Bashkë me shqiptarin, gjatë aksionit të policisë, në pranga kanë rënë edhe 6 shtetas tjerë, me shtetësi gjermane, armene dhe ukrainase. Mediat e huaja shkruajnë se janë kontrolluar në total 19 banesa në zonën e Saalfeld dhe Berlin. Përgjatë kontrollit u gjetën dhe 20 kg marijuanë, po ashtu u sekuestruan rreth 500 mijë euro pasuri, automjete luksoze, si dhe para cash në vlerë prej rreth 31 mijë euro. Shqiptari ndodhet në ambientet e paraburgimit dhe pritet të dalë para Gjykatës të mërkurën. Të dyshuarit akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash, thanë autoritetet gjermane.