5 shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë holandeze pasi gjatë kontrolleve të bëra nga policia vendase atyre u është gjetur kokainë. Droga u zbulua në fugonin me të cilin ata lëviznin, gjë e cila shtyu hetuesit të kontrollonin banesat e tyre. Pas kontrolleve të tjera edhe në banesë u gjet e njëjta subtancë.