Ndonëse një vend me burime të mëdha ujore, Shqipëria vuan mungesën e ujit. Premtimet për furnizimin me ujë 24 orë kanë qenë objekt i shumë qeverie që kanë ikur dhe ardhur. Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar një konferencë për shtyp situatës së furnizimit me ujë në Shqipëri. Kreu i qeverisë tha se aktualisht janë 128 kantierë pune në rrjetet e ujesjellësave. Rama tha se në qeverisjen e PD vetëm një qytet kishte 24 orë ujë, ndërsa tani, sipas tij, 23 zona urbane furnizohen non stop me ujë të pijshëm.