Top News – Shpëton buxheti i BE-së/ Hungaria e Polonia lëshojnë pe
11/12/2020 11:28

Hungaria dhe Polonia e tërhoqën veton e tyre kundër buxhetit të BE-së dhe bashkë me të arritën të anulonin për momentin mekanizmin e shtetit ligjor. Gazeta besnike e qeverisë hungareze “Magyar Nemzet” shkroi: “Fituam”. Megjithatë, mjaft pjesëmarrës në samitin e BE-së në Bruksel dhe anëtarë të Parlamentit Evropian e shohin ndryshe. Kreu i grupit më të madh në parlament, politikani kristiansocial gjerman, Manfred Weber tha se nuk ka ndryshuar as teksti e as vlefshmëria e mekanizmit të kontrollit të sundimit të shtetit të së drejtës. Deklarata shtesë që krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së i dhanë qeverive hungareze dhe polake, sipas Weber-it, “nuk është e detyrueshme me ligj”. Kjo është arsyeja se pse Parlamenti Evropian ndoshta nuk do të ketë probleme që të miratojë më pas edhe mekanizmin e e shtetit të së drejtës, edhe buxhetin, së bashku me fondin e pandemisë. Diplomatët belgë që merrnin pjesë në samitin e BE-së, i thanë DW-së, se ndryshe nga dëshira e Polonisë dhe Hungarisë, fusha e veprimit të klauzolave ​​mbi sundimin e shtetit të së drejtës, nuk kufizohen vetëm te menaxhimi i buxhetit. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe homologu i tij polak, Mateusz Morawiecki, mendojnë se mund ta shtyjnë kontrollin e sundimit të ligjit në vendet e tyre para se BE të hedhe fonde në arkat e tyre. Ata kanë marrë sigurinë se mekanizmi i sapo miratuar nuk mund të veprojë pa patur një vendim final nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Kjo mund të zgjasë me shumë muaj, në mos me vite. Morawiecki thotë se ai arriti të shmangë kështu që BE-ja të marrë “vendime arbitrare politike” kundër vendit të tij.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20