Top News – Shpërthim vdekjeprurës në Damask / 13 viktima në sulmin mbi një autobus ushtarak
20/10/2021 11:31

Një sulm me bombë në një autobus ushtarak në qendër të Damaskut ka lënë të vdekur të paktën 13 persona, ka thënë media shtetërore e Sirisë. Makina është shënjestruar me dy pajisje shpërthyese, teksa ka kaluar urën Jisr al-Rais, pak pas agimit, ka thënë agjencia e lajmeve Sana. Incizimet nga vendi i ngjarjes kanë treguar se autobusi është djegur tërësisht. Ndonëse Siria ka qenë e përfshirë në luftë civile për një dekadë, sulme të tilla në kryeqytet janë tejet të rralla. Sulmi me bombë i së mërkurës është raportuar se është më vdekjeprurësi në Damask prej marsit të vitit 2017, kur të paktën 31 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës. Grupi militant, Shteti Islamik (IS), pati marrë përgjegjësinë për atë sulm. Për sulmin e së mërkurës ende askush nuk është shpallur përgjegjës, mirëpo ka dyshime se IS qëndron mbrapa, meqë ka kryer disa sulme kundër ushtrisë këtë vit në Siri. Siria është shkatërruar nga një konflikt që ka shpërthyer pasi Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad është përgjjgjur me forcë vdekjeprurëse ndaj protestave pro-demokracsë në mars të vitit 2011. Sipas Kombeve të Bashkuara, luftimet kanë lënë të vdekur të paktën 350,000 persona, dhe kan nxitur gjysmën e popullsisë që të ikë nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë gati gjashtë milionë refugjatë jashtë shtetit.

Top News- ‘El Chapo’ junior/ Ekstradohet në ShBA trafikanti i drogës
25/10 23:00
Top Channel/ “Nuk ndodh shpesh”. Trump kthen avionin presidencial Air Force One në “zyrë” takimesh
25/10 22:46
Top News – Netanyahu në fije të perit, Trump drejt hakmarrjes nëse prish marrëveshjen me Hamasin
25/10 22:07
Top Channel/ Kamala Harris: Do kandidoj përsëri për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2028
25/10 21:35
Top News- Italia hap dyert për punëtorët, viza pune për gjysmë milioni qytetarë
25/10 20:20
Top Channel/ Pakti kundër krimit kibernetik, nismëtarë Kina dhe Rusia, nënshkruajnë 60 shtete
25/10 19:59
Top Channel/ Trump nis turin në Azi: Xi Jinping do bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
25/10 19:55
Top Channel/Sanksionet kthejnë Moskën në shina, i dërguari i Putin në SHBA për bisedime:Jemi afër…
25/10 19:53
Top News- Zelensky harron Tomahawk, i shtrin dorën Trump: Putin do të na përçajë
25/10 19:00
Top News- BE përplasje tregtare me Kinën, Von der Leyen: Të krijojmë pavarësi
25/10 17:30
Top News- BE i frikësohet Rusisë/ Von der Leyen- 800 mld euro për mbrojtjen
25/10 17:00
Top News- Sarkozi në telashe me të burgosurit, të tjera kërcënime gjatë natës për ish-presidentin
25/10 16:30
Top News- I burgosuri lirohet gabimisht, policia britanike në kërkim të abuzuesit të 14-vjeçares
25/10 16:00
Top Channel/ Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ka ndërtuar në Kamboxhia një perandori
25/10 15:23
Top News- Franca ndalon hedhjen e ushqimeve/ Produktet që nuk shiten në markete jepen për bamirësi
25/10 14:30
Top News- Trump “luftë” edhe me Kolumbinë për drogën, sanksione ndaj presidentit kolumbian
25/10 14:00
Top Channel/ Dita e gjykimit për Maduron! SHBA afron aeroplanmbajtëse e ushtarë pranë Venezuelës
25/10 12:16
Top News – Sulmi ndaj Trump, me shakanë e Ramës. ‘Demokratët e SHBA kanë humbur realitetin’
25/10 12:08
Top Channel/ BE do t’i japë raketa Ukrainës! Po shqyrtohet kredia 140 mlrd € me paratë e ngrira ruse
25/10 11:58
Top Channel/ Trump, tur “paqeje” në Azi, takim me presidentin kinez për tarifat
25/10 11:55
BILETA Portokalli - Bileta