Top Channel/ Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ka ndërtuar në Kamboxhia një perandori
25/10/2025 15:23

Një emër i fuqishëm në biznesin kamboxhian dhe botën e krimit po tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Chen Zhi, 37-vjeç, i njohur edhe si Vincent, është një manjat me fytyrë foshnje, i cili ka arritur nivelet më të larta të pushtetit në Kamboxhia, duke investuar në pasuri të paluajtshme luksoze, hotele, dyqane dhe programe filantropike. Por pas kësaj fasade fshihet një histori e errët. Autoritetet amerikane thonë se Chen drejton një nga organizatat më të mëdha kriminale transnacionale në Azi. Një perandori e bazuar në punë të detyruar dhe mashtrime me kriptomonedha, që dyshohet se i sillte Chen-it dhe bashkëpunëtorëve të tij 30 milionë dollarë çdo ditë. Paratë përdoren për vepra arti, avionë privatë dhe prona luksoze në Londër, si dhe për ryshfete ndaj zyrtarëve publikë. Sipas prokurorëve në Nju Jork, javën e kaluar u sekuestruan 15 miliardë dollarë në kriptomonedha nga Chen pas një hetimi njëvjeçar. Ky veprim ka zbuluar rrjetin e fshehtë të mashtrimeve online në Azi Juglindore, që sipas autoriteteve, vepron nën mbrojtjen e politikanëve të fuqishëm dhe ka mashtruar viktimat vetëm në SHBA me të paktën 10 miliardë dollarë vitin e kaluar. Grupi Prince i Chen-it është prezantuar si një nga konglomeratet më të mëdha në Kamboxhia, duke përfshirë investime në pasuri të paluajtshme, shërbime bankare, hotele dhe zhvillime të mëdha ndërtimi. Por javën e kaluar, autoritetet amerikane e shpallën këtë kompani një organizatë kriminale transnacionale dhe Chen u akuzua për komplot pastrimi parash dhe mashtrimi me rrjete elektronike.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00