Top Channel/ “Nuk ndodh shpesh”. Trump kthen avionin presidencial Air Force One në “zyrë” takimesh
25/10/2025 22:46

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua të shtunën me emirin e katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al-Thani dhe kryeministrin Sheikh Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al-Thani. Për shtetet e bashkuara Katari konsiderohet një aleat kyç në ruajtjen e marrëveshjes së brishtë të paqes në Gaza. Takimi ndryshe nga sa jemi mësuar ndodhi në bordin e avionit presidencial, gjatë një ndalese që pati për furnizim me karburant në rrugën e nisur për turin aziatik. Udhëheqësit e Katarit hipën në bordin e Air Force One kur avioni presidencial u ul në bazën ajrore Al Udeid, e cila strehon selinë rajonale të ushtrisë amerikane dhe mijëra trupave amerikane. Trump tha se dyshja e zyrtarëve të lartë të Katarit kishin luajtur një rol vendimtar në procesin e paqes në Lindjen e Mesme. Sipas presidentit amerikan, “Emiri i Katarit është një nga sundimtarët e mëdhenj të botës, jo vetëm të Lindjes së Mesme. Ai është i dashur dhe i respektuar nga vendi i tij, nuk e di se çfarë është më e rëndësishme - të jesh i dashur apo i respektuar, të dyja? Ju keni një preferencë, sepse i keni të dyja. Ju jeni një nga të paktët. Dhe Kryeministri ka qenë miku im dhe një mik i botës, dhe ne kemi bërë shumë së bashku në të kaluarën, veçanërisht për paqen në Lindjen e Mesme. Ju shprehim falënderimet tona tani që kemi një Lindje të Mesme të sigurt”. Gjatë fjalës së tij falënderuese, Trump tha se takime të tilla në bordin e Air Force One janë të rralla dhe i rezervohen njerëzve shumë të nderuar sis janë Emiri dhe kryeministri i Katarit.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05