Vullkani Kilauea në ishullin e madh të Hauait shpërtheu mbrëmjen e të dielës, thonë autoritetet, duke paralajmëruar emetime domethënëse hiri vullkanik në atmosferë. Situata po ndryshon shpejt – thanë zyrtarët duke paralajmëruar për rrezikun nga hiri në atmosferë dhe e kaluan paralajmërimin për aviacionin në kodin e kuq, duke këshilluar pilotët të evitojnë zonën rreth Kilauea-s. Imazhet e postuara nga parku kombëtar i vullkaneve në Hauai tregonte kolona tymi të zi që ngrihej lart në qiellin e natës.