Top News – ‘Shpërthen’ covid-i në Britani / Numri më i lartë i rasteve që nga korriku
24/10/2021 12:48

Britania ka regjistruar këtë javë numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 që prej korrikut, thuhet në të dhënat e qeverisë. Në Britani 333,465 persona kanë rezultuar pozitivë gjatë shtatë ditëve të fundit, apo rreth 15 për qind më shumë se javën paraprake. Ky është numri më i lartë i rasteve të reja brenda një jave që prej 21 korrikut. Po ashtu, në shtatë ditëshin e fundit, vdekjet janë rritur për 12 për qind, duke e çuar në 139,878 numrin e viktimave që prej nisjes së pandemisë. Britania është vendi i dytë në Evropë, pas Rusisë, me numrin më të lartë të vdekjeve, sipas të dhënave të prezantuara nga Universiteti Johns Hopkins. Shkencëtarët kryesorë e kanë këshilluar Britaninë që të rivendosë masa kundër COVID-19, përfshirë edhe mbajtjen e detyrueshme të maskave, certifikatat e vaksinave dhe rekomandimeve që njerëzit të punojnë nga shtëpia. Grupi këshillues i shkencëtarëve për emergjenca ka paralajmëruar për “rritje të shpejt të mundshme të shtrimeve në spital”, teksa rastet me koronavirus po vazhdojnë të rriten. Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson e ka minimizuar mundësinë e rikthimit të masës izoluese. Ndërkaq, Rusia për të pestën ditë me radhë ka regjistruar numër rekord të vdekjeve dhe autoritetet janë përgatitur që të mbyllin vendet e punës dhe kanë vendosur masën e izolimit në kryeqytet. Më 23 tetor, Rusia regjistroi 1,075 vdekje dhe 37,678 raste të reja me koronavirus. Ky shtet ka një prej niveleve më të ulëta të vaksinimit kundër koronavirusit në Evropë.

Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
Top News – Trump kërcënon me non grata. Penalizim kush pengon zbatimin e ujdisë së Ohrit
19/12 23:00
Top Channel/ SHBA, sanksione të reja në Ballkan, Bllokim pasurie dhe vizash për të korruptuarit
19/12 22:54
Top Channel/ BE akordon 90 miliardë euro hua për Kievin, SHBA: Paqe brenda vitit
19/12 22:41
DIGITALB DIGITALB