Serbia shpenzoi më shumë se kushdo në Ballkanin Perëndimor për ushtrinë përgjatë vitit të kaluar. Sipas Balkan Defense Monitor 2024, Serbia shpenzoi 1.6 miliardë dollarë për armë dhe trajnimin e ushtrisë, ose 2.1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Në vend të dytë renditet Maqedonia e Veriut me 1.7 për qind dhe në të tretin, Shqipëria me 1.6 për qind.