Top News/ Shokohet bota e çiklizmit. Arrestohet Rohan Dennis për vrasjen e bashkëshortes
31/12/2023 17:16

Bota e ciklizmit shokohet, australiani Rohan Dennis 33 vjec, dy herë kampion bote në garat kronometër individual në 2018 dhe 2019 është arrestuar në Adelaide me akuzën e vrasjes së bashkëshortes dhe nënës së dy fëmijëve të tij, Melissa Hoskins 32 vjec duke i shkaktuar aksident me makinë. Sipas medias australiane, Dennis aksidentoi me vullnet të plotë bashkëshorten e tij me një minifurgon të familjes në një distancë të shkurtër nga banesa në Medindie, pranë Adelaides, ku familja e ciklistit ishte transferuar prej pak më shumë se 1 javes. Ish ciklisti i skuadrës Jumbo Visma u akuzua se shkaktoi vdekje duke drejtuar në mënyrë të rrezikshme, të pakujdesshme dhe të gabuar të automjetit të tij. Melissa u transportua në spitalin Royal Adelaide në gjendje kritike, ku edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra në aksident. Ndërsa Rohan Dennis u lirua me kusht, por 33 vjecari do të duhet të dalë para gjykatësit në 13 mars të 2024. Rohan Dennis kohët e fundit u tërhoq nga ciklizmi duke e mbyllur karrierën në Kanada pas 33 fitoreve. Në karrierën e tij, Dennis ka fituar një etapë në Giro d’Italia, një në Tour de France dhe dy në Vuelta de Espana. Karriera e tij është pasuruar me një medalje të argjendtë olimpike në disiplinën e ciklizmit në pistë dhe dy tituj botërorë për skuadra. Edhe Melissa Hoskins ka qenë një cikliste, kampione e botës për skuadranë ciklizmin në pistë në 2015 dhe disa herë kampione e Australisë në po të njëjtën disiplinë. Po kështu ajo ka qenë pjesëmarrëse edhe në garat e rrugës në 2011, ndërsa në 2017 deklaroi tërheqjen nga ciklizmin, ndërsa në 2018 lidhi kurorë me Rohan Dennis

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36