Top News – Shkelje me tenderat e bashkisë. Merret i pandehur kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai
24/09/2025 16:44

Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai. Kreu i kësaj bashkie ishte nën hetim prej kohësh nga ana e SPAK për disa procedura tenderimi ku ishte kallëzuar. Statusi i pandehur i është komunikuar këtë të martë, bashkë me gjashtë persona të tjerë, zyrtarë dhe ish zyrtarë të bashkisë që ai drejton. Ndaj Erion Isait, Prokuroria e Posaçme ka ngritur dy akuza, atë të shkeljes së barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Hetimet lidhen me tenderin për rrugën e re Korçë-Ersekë, që u shemb më pas dhe për një tender ujësjellësi. Në të dyja rastet, Isai akuzohet se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka ndikuar në përcaktimin e fituesve. Gjatë hetimi, prokurorët e posaçëm kanë analizuar procedurat e tenderimit të shpallura nga Bashkia e Kolonjës, ku janë ngritur dyshimet se një pjesë e mirë e tyre janë të paracaktuara, me garë fiktive dhe me dokumentacione të falsifikuara. Paralelisht me marrjen të pandehur për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë me tenderat, SPAK po heton Erion Isain edhe për vepra më të rënda penale, si korrupsioni dhe pastrimi i produkteve të veprës penale.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06