Top News – ‘Shiti’ planet e nëndetëseve / Në pranga inxhinieri i marinës amerikane
11/10/2021 14:02

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza për shitje sekretesh ndaj një inxhinieri bërthamor të marinës amerikane dhe bashkëshortes së tij. Në njoftimin e departamentit thuhej se personi që blinte informacionet sekrete ishte në fakt një agjent sekret i Byrosë Federale të Hetimeve, i cili ishte paraqitur si një agjent i një vendi të huaj. Jonathan Toebbe dhe gruaja e tij Diana, u arrestuan në Virxhinian Perëndimore dhe u akuzuan për shkelje të Ligjit të Energjisë Atomike, tha përmes një deklarate Departamenti i Drejtësisë. Ata do të dalin para një gjykate federale të martën në Virxhinian Perëndimore. 42 veçari Toebbe, një inxhinier bërthamor i marinës me çertifikatë për informacione sekrete, dërgoi në vitin 2020 të dhëna të klasifikuara në një vend, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe më vonë filloi të shiste sekrete kundrejt pagesës në kriptomonedha në vlerë prej dhjetëra mijëra dollarëve. Personi që blinte sekretet ishte një agjent sekret i FBI-së që paraqitej si zyrtar i huaj, tha Departamenti i Drejtësisë. Në një rast, Toebbe kishte fshehur brenda një sanduiçi të dhëna sekrete të reaktorëve bërthamorë të nëndetseve, të ruajtura në një USB dhe i kishte dorëzuar ato në një pikë të caktuar në Virxhinian Perëndimore ndërsa bashkëshortja e tij e ruante, tha Departamenti i Drejtësisë. Pajisja tejet e vogël elektronike mbante “dokumente me përmbajtje sekrete mbi nëndetësen dhe reaktorët bërthamorë”, sipas një dokumenti të gjykatës federale. Inxhinieri bërthamor u pagua disa herë me monedha dixhitale që kapin vlerën e 100 mijë dollarëve, sipas Departamentit të Drejtësisë.

Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
DIGITALB DIGITALB