Top News – ‘Shihemi pas 4 vitesh’/ Trump sinjalizon rikthimin
02/12/2020 11:40

Presidenti Donald Trump foli gjatë një pritjeje për krishtlindjen në Shtëpinë e Bardhë, për katër vite të tjera të tij në detyrë, pa saktësuar nëse ato do të fillojnë në janar 2021 apo në janar 2025. “Kanë qenë katër vite të jashtëzakonshme”, tha Trump në sallën e mbushur me shumë njerëz, shumë prej të cilëve nuk mbanin maska, pavarësisht udhëzimeve të zyrtarëve të shëndetësisë në mesin e pandemisë së koronavirusit. “Ne po përpiqemi të qëndrojmë edhe katër vite. Përndryshe, mirupafshim pas katër vitesh”. Edhe një herë Trump insistoi se ai i kishte fituar zgjedhjet. Ai po ashtu pyeti nëse njerëzit po i ndiqnin seancat për manipulimin të ndërmarra nga ekipi i tij ligjor duke iu referuar aktivitetit të avokatit të tij, Rudy Giuliani që po tenton të sfidojë rezultatet e zgjedhjeve. “Sinqerisht, kjo është një fatkeqësi”, tha Trump. Trump humbi në zgjedhjet e muajit të kaluar por nuk e ka pranuar ende rezultatin, edhe pse administrata e tij ka lejuar tashmë fillimin e tranzicionit presidencial. Një këshilltar i Trump tha për CNN se është diskutuar edhe për një tjetër event në të cilin presidenti do të marrë pjesë, rreth ditës së inaugurimit. Trump pritet të lërë të kuptohet se ai do të rikandidojë në 2024, duke lënë hapur derën për një fushatë rikthimi. CNN kishte raportuar madje muajin e shkuar se njerëz pranë Trump thonë se presin që presidenti të flasë për rikthim në 2024 kur ai të pranojë zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tyre, këtyre burimeve Trump do të denoncojë zgjedhjet e 2020 si të manipuluara dhe do të lërë të kuptohet se ai do të kandidojë sërish pas katër vitesh.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20