Pesë shqiptarë dhe një italian përfunduan në prangat e policisë italiane, pas zbulimit të një dyqani kokaine midis Pratos dhe Modenas. Hetimet u koordinuan nga prokurori i Firences që zbuloi një shqiptar në Prato, që ishte përgjegjës për sigurimin e automjeteve për të pesë anëtarët e grupit, përgjegjës për shpërndarjen me pakicë të kokainës, hashashit dhe marihuanës.