Top News – Shën Valentini prapa hekurave! Gratë ruse, protestë për të burgosurat politike
15/02/2021 12:38

Qindra gra morën pjesë në protesta të zhvilluara në Moskë dhe Shën Peterburg në Ditën e Shën Valentinit në mbështetje të grave ruse të ndjekura penalisht për arsye politike. Protesta e titulluar Zinxhiri i Solidaritetit dhe Dashurisë i kushtohet gjithashtu gruas së udhëheqësit të burgosur rus Alexey Navalny, zonjës Yulia Navalnaya, e cila u largua për në Gjermani më 10 shkurt. Megjithëse nuk u dha asnjë shpjegim për largimin e saj, Navalnaya ishte ndaluar kohët e fundit pasi kishte marrë pjesë në tubime të pa lejuara nga qeveria, në mbështetje të bashkëshortit të saj.Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale më 14 shkurt tregojnë gra që mbajnë trëndafila të kuq dhe pankarta në formë zemre me emrat e grave të burgosura për arsye politike. Demonstrueset gjithashtu kënduan, “Dashuria është më e fortë se frika”, motoja e protestave. Organizatorët thanë në faqen e tyre në Facebook se tubimet u kushtohen grave që ishin “rrahur dhe torturuar nga policia gjatë protestave paqësore”, si dhe “për secilën prej atyre që kanë kaluar ditë në gjykata, autobusë policie dhe qendra speciale të paraburgimit”.Më vonë më 14 shkurt, mbështetësit e Navalnit kanë planifikuar një protestë duke përdorur dritat e celularëve, elektrikë dore dhe qirinj për të shprehur mbështetjen për të, pavarësisht nga një paralajmërim se ata që marrin pjesë mund të përballen me akuza penale.Mbështetësit e Navalnit u kanë bërë thirrje njerëzve në të gjithë Rusinë që të ndezin dritat e telefonit celular për 15 minuta duke filluar nga ora 8 e darkës, sipas kohës lokale. Navalny, 44 vjeç, një kritik i vendosur i Presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar pasi u kthye në Rusi nga Gjermania ku u trajtua për një helmim me agjent nervor që ai tha se ishte urdhëruar nga Putini. Kremlini ka mohuar të ketë patur ndonjë rol në sulm.

Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59