Ish shefi i inspektoratit të mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Durrësit ndërtoi për tre vite me radhë një resort turistik në fshatin Shetaj të Ishmit dhe i gjithë ndërtimi ishte pa leje. Drejtori i Policisë së Durrësit, Vilson Bala ka dalë me një deklaratë duke dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Ardian Halilit.