Top News – SHBA, vetoja e 6 për Gazën në OKB / Kundër rezolutës për armëpushim të menjëhershëm
19/09/2025 11:15

Shtetet e Bashkuara përdorën përsëri veton kundër një draft-rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila kërkonte armëpushim të menjëhershëm, të pakushtëzuar dhe të përhershëm në Rripin e Gazës, si dhe i kërkonte Izraelit të hiqte të gjitha kufizimet për dërgimin e ndihmave në enklavën palestineze. Teksti, i hartuar nga 10 anëtarët e zgjedhur të këshillit me 15 vende, kërkonte gjithashtu lirimin e menjëhershëm, me dinjitet dhe pa kushte të të gjitha pengjeve të mbajtura në Gaza. Zëvendësja e të dërguarit të posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Morgan Ortagus, tha se teksti nuk ishte i mjaftueshëm në dënimin e Hamasit dhe nuk e njihte të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Draft-rezoluta mori 14 vota pro gjatë votimit që u mbajt të enjten vonë. Kjo është hera e gjashtë që SHBA përdor veton në Këshillin e Sigurimit lidhur me luftën pothuajse dyvjeçare mes Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit. “Zia e bukës është e konfirmuar në Gaza, jo e parashikuar, jo e shpallur, por e konfirmuar”, tha ambasadorja e Danimarkës në OKB, Christina Markus Lassen, para votimit. “Ndërkohë, Izraeli ka zgjeruar operacionin e tij ushtarak në Qytetin e Gazës, duke thelluar edhe më shumë vuajtjet e civilëve. Për pasojë, kemi këtë gjendje katastrofike, këtë dështim njerëzor dhe humanitar, që na detyron të veprojmë sot”, shtoi ajo. Qyteti i Gazës dhe zonat përreth po vuajnë zyrtarisht nga uria, e cila me gjasë do të përhapet akoma më shumë. Shtetet e Bashkuara tradicionalisht mbrojnë aleatin e tyre, Izraelin, në OKB. Por, në një veprim të rrallë javën e kaluar, ato mbështetën një deklaratë të Këshillit të Sigurimit që dënonte sulmet e fundit në Katar, megjithëse teksti nuk përmendi në asnjë pjesë përgjegjësinë e Izraelit. Ky veprim pasqyroi pakënaqësinë e presidentit amerikan, Donald Trump, me sulmin e urdhëruar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Megjithatë, vetoja e së enjtes tregoi se vetëm një javë më vonë, Uashingtoni po i ofron sërish mbrojtje të fortë diplomatike Izraelit.

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51