Mes shqetësimeve për ripërtëritjen e dhunës në ditën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden, udhëheqësit e lartë të ushtrisë amerikane lëshuan një deklaratë për të gjithë pjesëtarët e shërbimit, ku nënvizohej se dhuna vdekjeprurëse në ndërtesën e kongresit javën e kaluar, ishte një veprim anti-demokratik, kriminal dhe se liria e shprehjes nuk i jep askujt të drejtën për të ushtruar dhunë.