Presidenti Amerikan Joe Biden premtoi se do të dërgojë trupa shtesë në Europën Lindore për shkak të rritjes së tensioneve në kufirin Ukrainë-Rusi. “Unë do të dërgoj trupa amerikane në Europën Lindore dhe vendet e NATO-s së shpejti. Jo një numër i madh,” u tha presidenti gazetarëve. Deklarata u bë ndërsa zbriste nga avioni pasi u kthye nga një udhëtim në Pensilvani.