Top News – SHBA teston raketën hipersonike… / E bëri në fshehtësi për të mos ‘zemëruar’ Moskën
05/04/2022 10:41

SHBA ka testuar me sukses një raketë hipersonike në mes të marsit por e ka mbajtur të fshehtë këtë për të evituar përshkallëzimin e tensioneve me rusinë. Testi është zhvilluar ndërsa presidenti Joe Biden do të udhëtonte në Evropë – thotë një burim i mbrojtjes amerikane. Raketa hipersonike u lëshua nga një bombardues B-52 në bregun perëndimor në një test të suksesshëm të versionit të prodhuar nga Lockhet Martin. Një motor shtytës ka bërë që ajo të udhëtojë me shpejtësi hipersonike që ka arritur madje në më shumë se Mach 5. Zyrtari dha pak detaje për testimin e raketës por tha se ajo kishte fluturuar në një lartësi prej 20 km për më shumë se 500 km. Por edhe në skajin më të ulët të shpejtësisë hipersonike, në mbi 6 mijë kilometra në orë, një fluturim 500 kilometërsh zgjat më pak se pesë minuta. Testimi vjen disa ditë pasi Rusia tha se kishte përdorur raketat e saj hipersonike gjatë pushtimit të ukrainës duke pretenduar se kishte goditur një depo armatimesh në Ukrainën perëndimore. Bëhet fjalë për raketën ruse Kinzhal, një version i lëshuar nga ajri i raketës balistike ruse Iskander, me rreze të shkurtër veprimi. Në fjalë të tjera, është një variant i një teknologjie ekzistuese dhe jo një revolucion në armatimet hipersonike. Testi amerikan ndërkohë, sipas ekspertëve, ishte më i sofistikuar. Raketa nuk kishte një ngarkesë shpërthyese por mbështetej tek energjia e saj kinetike për të shkatërruar objektivin. SHBA është përpjekur të mos ndërmarrë hapa apo të bëjë deklarata që mund të përshkallëzonin pa shkas tensionet mes Uashingtonit dhe Moskës. Të premten, SHBA anuloi testin e raketës balistike ndërkontinentale minuteman III për të evituar ndonjë keqkuptim nga rusia.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB