Shtetet e bashkuara të amerikës po planifikojnë një provokim në Ukrainë duke përdorur kimikate toksike – tha ministria ruse e mbrojtjes të martën. Ajo citoi ish ambasadorin e shteteve të bashkuara në Rusi, John Sullivan, që thotë se trupat ruse planifikojnë të përdorin armët kimike në zonën e operacioneve të posacme ushtarake. “Ne e konsiderojmë këtë informacion si qëllim i shteteve të bashkuara dhe bashkëpunëtorëve të tyre për të kryer një provokim në ukrainë përmes përdorimit të kimikateve toksike”, tha Igor Kirillov, shef i trupave të mbrojtjes nga rrezatimi, kimikatet dhe agjentët biologjikë në forcat e armatosura të Rusisë, në një konferencë për shtyp. Ai tha se rusia do të identifikojë dhe ndëshkojë fajtorët e vërtetë.