Top News – SHBA paralajmeron/ Rrezik i madh nga sulmet kibernetike
18/12/2020 12:59

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se sulmet e fundit kibernetike kundër agjencive të Qeverisë amerikane dhe kompanive paraqesin “shqetësim të madh” dhe premtoi “kosto të rëndë” mbi autorët e tyre. Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës në SHBA tha se sulmet paraqesin “rrezik të madh” për rrjetet kompjuterike të qeverisë, të infrastrukturës kritike dhe të sektorit privat dhe se mund të jetë e vështirë për t’u pastruar. Agjencia tha se heqja e softuerëve të këqij nga sistemet e komprometuara “do të jetë shumë komplekse dhe sfiduese për organizatat”. Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Tregtisë janë në mesin e atyre që janë sulmuar. Hakerë që punojnë për një qeveri të huaj, kanë ndërmarrë sulmet, të cilat kanë nisur muaj më parë, por janë zbuluar kohët e fundit. “Na duhet t’i ndërpresim dhe parandalojmë kundërshtarët tanë nga ndërmarrja e sulmeve kibernetike. Do ta bëjmë këtë, përveç tjerash, duke vendosur kosto të madhe mbi përgjegjësit e sulmeve të tilla keqdashëse” Senatori demokrat, Dick Durbin, pas një konference të agjencive të inteligjencës amerikane, fajësoi Rusinë për sulmet. Ambasada ruse në Uashington mohoi çdo përfshirje, duke thënë se Rusia “nuk kryen operacione sulmuese në fushën kibernetike”. Sidoqoftë, Presidenti i zgjedhur, i cili do të inaugurohet më 20 janar, tha se do ta bëjë sigurinë kibernetike përparësi kryesore të administratës së tij.

Top News- Sulmi i Izraelit në Katar/ Trump i pakënaqur- U njoftuam shumë vonë
10/09 09:51
Top Channel/ Tërmet në Greqi, dridhen kamerat në studio: Kalon në “shok” trajneri i futbollit!
09/09 22:52
Top News – Hamasi përgënjeshtron Izraelin. ‘Bombardimi dështoi, udhëheqësit tanë janë gjallë’
09/09 22:40
Top News – Macron emëron aleatin. Francë, kryeministri i ri me ‘hallet’ e vjetra
09/09 22:10
Top Channel/ Macron zgjedh kryeministrin e ri, ekspertët: Po luan me zjarrin, shumë pakënaqësi
09/09 21:49
Top News – Turqia i përgjigjet Izraelit: Ka adoptuar terrorizmin si politikë
09/09 21:40
Top News- Protestuesit djegin Nepalin/ Kryeministri jep dorëheqjen pas zemërimit të popullit
09/09 21:10
Top News- Izraeli godet selinë e Hamasit në Katar/ Objektiv drejtuesit të lartë të Hamasit në Doha
09/09 18:14
Top News- Me urdhërarresti ndërkombëtar/ Ekstradohen dy persona nga Shqipëria në Kosovë
09/09 18:11
Top News- Rusia rrezik jo vetëm për Ukrainën/Presidenti polka-Putin mund të pushtojë shtete të tjera
09/09 18:11
Top News – Zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor / Maduro: Populli ka të drejtë të jetë i lumtur
09/09 15:31
Top News – Apple prezanton iPhone-in e ri / Më i hollë dhe më mahnitës, vjen edhe iPhone Air
09/09 15:30
Top Channel/ Nepal, kryeministri jep dorëheqjen: Protestuesit i vënë flakën parlamentit!
09/09 15:26
Top News – Koka derri para xhamive në Paris / Nis hetimi, dënohet ‘fyerja’ ndaj myslimanëve
09/09 15:24
Top News – Londra në telashe, metroja në grevë / Banorët u kthehen biçikletave dhe anijeve
09/09 15:23
Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09 14:32
Top Channel/ “E mbyllim luftën që nesër”: Izraeli pranon propozimin e Trumpit për paqen!
09/09 14:28
Top Channel/ Kallas: Brukseli gati për masa kundër Izraelit, por na bllokojnë disa anëtarë!
09/09 14:27
Top News – Urimi ‘i pacipë’ i Trump për Epstein / Ligjvënësit publikojnë ‘librin e ditëlindjes’
09/09 13:55
Top News – Bombë mbi ‘radhën’ e pensioneve / Rusia sulmon fshatin ukrainas, të paktën 21 viktima
09/09 13:49