Top News – SHBA paralajmëron Kazakistanin / Pasi trupat ruse të hyjnë, nuk do të mund t’i largoni!
09/01/2022 14:02

Rusia reagoi ashpër ndaj komentit të Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken se Kazakistani mund ta ketë të vështirë t’i largojë trupat ruse. Ministria e Jashtme ruse tha se në vend të që bëjë deklarata të tilla, zoti Blinken duhet të reflektojë për ndërhyrjet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në mbarë botën. Blinken sfidoi të premten argumentimin e Rusisë për dërgimin e forcave të saj në Kazakistan, pas ditësh trazirash të dhunshme në vendin e Azisë Qendrore. "Historia na meson se kur rusët hyjnë në një vend, ndonjëherë është shumë e vështirë t'i detyrosh të largohen," tha Blinken. Ministria e Jashtme e Rusisë e quajti "fyes" komentin e tij dhe tha se Uashingtoni duhet të analizojë historinë e vet të ndërhyrjeve në vende si Vietnami dhe Iraku. Ministria tha se dërgimi i trupave në Kazakistan ishte një përgjigje legjitime ndaj kërkesës së Kazakistanit për mbështetje nga Organizata e Traktatit për Sigurinë Kolektive, një aleancë e shteteve ish-sovjetike që përfshin Rusinë. Ndërhyrja në Kazakistan vjen në një kohë tensionesh të larta në marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin, ndërsa të dy vendet përgatiten për bisedime mbi krizën e Ukrainës që fillojnë të hënën. Moska ka dislokuar një numër të madh trupash pranë kufirit të saj me Ukrainën, por mohon të ketë në plan një ndërhyrje ushtarake.

Top Channel/ Komploti ndaj bazës së Shba. Irani mohon akuzat se nxiti terroristët
03/10 23:19
Top News- Përmbytje të fuqishme në Spanjë, çmendet moti, lumenj balte vërshojnë drejt qyteteve
03/10 22:30
Top News- Alarm në SHBA, zhduket nga radarët avioni me gjashtë persona në bord
03/10 22:23
Top News- Dy doza vdekjeprurëse nuk e vranë, incidenti sjell dorëheqjen e kreut të burgjeve
03/10 22:14
Top News – Zbehet fuqia e Iranit në Hormuz. Nafta e papërpunuar rikthehet në nivelet e paraluftës
03/10 22:00
Top Channel/ Dodik: Bosnja ka vdekur. Lideri ekstremist i serbëve sulmon edhe ish-krerët e UÇK-së
03/10 21:52
Top News – Moti i keq shkatërron Kretën. Makina në det, shtëpi të përmbytura dhe rrugë të dëmtuara
03/10 21:30
Top News – Kim Jong Un teston raketat balistike/ Koreja e Veriut ‘ i tregon dhëmbët’ botës
03/10 21:00
Top News – Protesta kundër rritjes së qirave. Kriza e strehimit, spanjollët mbushin sheshet
03/10 20:00
Top Channel/ Thesari bizantin kthehet në Greqi. Bullgaria merr në këmbim eshtrat e Car Samuilit
03/10 19:55
Top News – Gjysma e Britanisë dëshiron sërish BE-në. Si mund të forcohet vota e Partisë Laburiste
03/10 19:10
Top Channel/“Do kthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë”: Befason me deklaratën aktivisti austriak!
03/10 17:42
Top Channel/ “Perëndimi i padrejtë me serbët”, REL: Putini po ringjall Serbinë e Madhe?!
03/10 17:38
Top Channel/ “Përmbytje” e BE me refugjatë, sulme centraleve atomike: Bëhet publik plani i Putinit!
03/10 17:36
Top Channel/ “Armët e Skënderbeut në Krujë”/ Fehlinger-Jahn: Nëse zgjidhem president, do t’i kthej
03/10 12:50
Top Channel/ Trump zbut tonet me Melonin: “Marrëdhënia jonë është e mirë, më ka pëlqyer gjithmonë”!
03/10 12:13
Top Channel/Rusia bombardon urën e dytë në Kiev, Klitschko:“Sulmet e Moskës po hyjnë në fazë të re”!
03/10 12:02
Top News – Sulme të reja ruse në Kiev. Goditet ura e dytë strategjike e kryeqytetit
03/10 11:52
Top News – ‘Fajin e ka e majta ekstreme’. Macron akuzon kundërshtarët për protestat e studentëve
02/10 22:45
Top News – Gjermania e Franca i përgjigjen Trump. 100 milionë fuçi naftë për të ulur çmimin në treg
02/10 22:00