Top News – SHBA, padit Bjellorusinë / Rrëmbeu një avion për të arrestuar disidentin
21/01/2022 12:50

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të enjten se ka akuzuar katër zyrtarë të qeverisë bjelloruse për pirateri ajrore për shkak të devijimit të një avioni të linjës ajrore Ryanair majin e kaluar për të arrestuar një gazetar disident bjellorus që ishte brenda avionit. Prokurorët amerikanë thanë se zyrtarët bjellorusë komplotuan duke thënë në mënyrë të rreme se ekzistonte një kërcënim me bombë për ta përdorur si justifikim për të devijuar fluturimin 4978 të linjës Ryanair për në Minsk në vend të itinerarit të planifikuar për në Vilnius të Lituanisë nga Athina e Greqisë. Sipas prokurorëve, pasagjerët u urdhëruan të hipnin në autobusët e aeroportit dhe më pas u mbajtën në terminal, nga ku gazetari dhe e dashura e tij u morën për tu dërguar në hetuesi. Prokurorët shtuan se nuk u gjet asnjë bombë. Departamenti i Drejtësisë tha se të pandehurit janë Leonid Mikalaevich Churo dhe Oleg Kazyuchits, përkatësisht drejtori i përgjithshëm dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i autoritetit shtetëror të aviacionit të Bjellorusisë; dhe oficerët e sigurimit shtetëror të Bjellorusisë, Andrey Anatolievich Lnu dhe Fnu Lnu. Mbi ta u ngrit akuza për komplot për të kryer pirateri ajrore dhe nuk janë kapur ende, tha departamenti.

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51