Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha të mërkuren se stërvitja e personelit ukrainas për përdorimin e obusit amerikan, artilerisë 155 milimetërshe, ka filluar në një vend evropian jashtë Ukrainës. Ky është fillimi i një përpjekje për t'i mundësuar ushtrisë ukrainase të përdorë artilerinë e sapo furnizuar amerikane në betejën e përshkallëzuar për rajonin Donbas në Ukrainën lindore.