Top News – SHBA, nis `shpagimi`/ Merret në pyetje Ivanka Trump
03/12/2020 19:15

Ivanka Trump, vajza dhe këshilltarja e presidentit, u mor në pyetje si pjesë e një procesi gjyqësor që po shqyrton pretendimet për keqpërdorimin e fondeve për ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Trump katër vjet më parë. Lajmin e pohoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Distriktit të Kolumbias, Karl Racine. Në padinë e ngritur në janar të këtij viti, prokurori Racine thotë se biznesi i pasurive të patundshme të Donald Trumpit dhe subjekte të tjera kishin keqpërdorur fonde të dhuruara nga organizata jofitimprurëse, për të pasuruar familjen Trump. Sipas padisë, një korporatë jofitimprurëse e përjashtuar nga taksat, e quajtur “Komisioni i 58-të Përurues Presidencial” bashkëpunoi me familjen Trump për të paguar shuma të mëdha për aktivitete të organizuara në hotelin “Trump International” në Uashington. Sipas akuzës, në një rast, organizata jofitimprurëse pagoi më shumë se 300,000 dollarë për një pritje private në hotelin Trump për tre fëmijët e presidentit - Donald Jr., Ivanka dhe Eric - në mbrëmjen e inaugurimit të 20 janarit 2017. "Ligji kërkon që organizatat jofitimprurëse t’i përdorin fondet e tyre për qëllimin që kanë deklaruar publikisht, jo për të përfituar individë ose kompani private," tha zyra e prokurorit. Aktpadia kërkon rikthimin e 1 milion dollarëve, që dyshohet se kanë shkuar drejtpërdrejt në biznesin e familjes Trump. Një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Komisioni Përurues ka thënë se buxheti i tij është inspektuar në mënyrë të pavarur dhe se të gjitha fondet janë shpenzuar në mënyrë të ligjshme.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20