Top News – SHBA nis avionët ushtarakë/ Për të mbrojtur trupat që tërhiqen nga Afganistani
07/05/2021 11:48

Shtetet e Bashkuara kanë angazhuar trupa ushtarake shtesë për të mbrojtur forcat amerikane dhe ato të koalicionit, teksa tërhiqen nga Afganistani. Bombarduese të rënda dhe aeroplanë luftarakë do të jenë aty për të ruajtur trupat dhe kontraktorët civilë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë qenë prezente në Afganistan për gati 20 vjet. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se 11 shtatori është afati i fundit për tërheqje të trupave, njëherësh 20 vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane, të cilat më pas nxitën luftën. Mirëpo tërheqja e trupave vjen në kohën e rritjes së dhunës, pasi forcat afgane të sigurisë janë të alarmuara nga sulmet hakmarrëse. Talibanët kanë paralajmëruar se nuk ekziston më ndonjë marrëveshje për të mos sulmuar trupat ndërkombëtare. Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar vitin e kaluar në mes të militantëve talibanë dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump, forcat e huaja do të duhej të largoheshin nga Afganistani deri më 1 maj, dhe deri në atë kohë, talibanët nuk do të sulmonin këto forca. Presidenti amerikan Joe Biden ka arsyetuar tërheqjen trupave, duke thënë se SHBA-ja është siguruar se Afganistani nuk do të jetë më bazë për xhihadistët e huaj, që të kryejnë komplote kundër Perëndimit. Presidenti afgan Ashraf Ghani ka thënë se forcat qeveritare kanë kapacitet të plotë për të mbajtur nën kontroll kryengritësit. Mirëpo disa mendojnë se tërheqja e trupave të huaja mund ta kthejë Afganstanin në ditët e epokës së talibanëve.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB