Top News – SHBA ndez dritën jeshile… / Miraton ilaçin e parë antiviral që trajton Covid-in
23/12/2021 12:09

Kompania farmaceutike Pfizer Inc njoftoi të mërkurën se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë miratimin për përdorim në raste urgjente të ilaçit të saj antiviral kundër COVID-19. Ky është trajtimi i parë që mund të merret në shtëpi e që pritet të bëhet një mjet i rëndësishëm në luftën kundër përhapjes me shpejtësi të variantit Omicron. Provat klinike të Pfizer-it treguan se ilaçi i quajtur Paxlovid ishte 90% efektiv në parandalimin e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek pacientët me rrezik të lartë për t'u prekur rëndë nga sëmundja. Të dhënat e fundit laboratorike sugjerojnë se ilaçi e ruan efektivitetin e tij edhe ndaj variantit Omicron. Agjencia tha se autorizoi ilaçin, për trajtimin e rasteve të lehta dhe mesatare të sëmundjes për personat nga 12 vjeç e lart, të cilët janë në rrezik të lartë të preken nga format e rënda të sëmundjes. Ilaçi merret vetëm me recetë dhe trajtimi me të duhet të nisë sa më shpejt që të jetë e mundur pas diagnostikimit me COVID-19 ose brenda pesë ditëve nga fillimi i simptomave, tha agjencia. Një tjetër ilaç që merret nga goja i kompanisë Merck & Co, që është ende nën shqyrtim nga FDA-ja, ka treguar efikasitet më të ulët krahasuar me ilaçin e kompanisë Pfizer. Sipas të dhënave, ilaçi i Merck-ut, Molnupiravir, reduktonte shtrimet në spital dhe vdekjet tek pacientët me rrezik të lartë, me rreth 30%.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB