Top News – SHBA me sytë nga Japonia, dy zyrtarë të lartë amerikanë vizitë në rajon
16/03/2021 12:29

Shtetet e Bashkuara po bëjnë thirrje për fuqizimin e lidhjeve ekonomike dhe të sigurisë me Japoninë. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i mbrojtjes, Lloyd Austin, kanë nisur një turne në Japoni dhe Korenë Jugore. Vizita pason një samit online të mbajtur javën e kaluar mes liderëve të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Indisë. Temat e diskutimeve të zyrtarëve të lartë amerikan do të përshijnë lirinë e lundrimit në detet e Kinës Jugore dhe Lindore, çështjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe situatën në Mianmar, pas grusht shtetit ushtarak. “Marrëdhëniet ekonomike midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë janë, siç e dini, një nga më të fuqishmet në botë”, i tha Blinken një grupi udhëheqësish të biznesit japonez. Sekretari Blinken vuri në pah dobësitë në zinxhirët e furnizimit global që janë shpërfaqur gjatë pandemisë së COVID-19. Ai bëri thirrje që vendet të punojnë për të krijuar zinxhirë më të mirë të furnizimit në të ardhmen. Koreja e Veriut ka të ngjarë të jetë në krye të rendit të ditës pasi Shtëpia e Bardhë tha se ky vend, deri më tani, kishte kundërshtuar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për t’u përfshirë në dialog. Në hapjen e takimit dypalësh me ministrin e Jashtëm të Japonisë, Toshimitsu Motegi, Blinken tha se ai dëshironte të punonte me Japoninë dhe aleatët për denuklearizimin e Koresë së Veriut. Blinken dhe Austin do të udhëtojnë nga Tokio në Seul më 17 Mars dhe do të zhvillojnë bisedime me homologët e tyre në kryeqytetin e Koresë së Jugut.

Top News – Dubai nën ujë, të gjithë në shtëpi / Shi i dendur në shkretëtirë, paralajmërohen banorët
19/12 11:29
Top News – ‘Ne jemi fantazma…!’ Punëtorët emigrantë të natës në Britaninë e Madhe
19/12 11:23
Top News – Trump ‘bekon’ kanabisin / Zgjeron aksesin, ndryshim i madh në politikën e drogës
19/12 11:21
Top News – Australia do riblejë armët / Sulmi në plazhin Bondi, qeveria shpall skemën e re
19/12 11:21
Top News- Putin frikëson BE, nuk preken asetet e ngrira ruse
19/12 09:49
Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
DIGITALB DIGITALB