Top News – SHBA, konfirmohet kryediplomati i ri/ Blinken, gati të përballem me kinën e Rusinë
26/01/2021 22:38

Senati i Shteteve të Bashkuara votoi të martën dhe konfirmoi Antony Blinken për postin e sekretarit të ri Shtetit. Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë ndërsa 22, votuan kundër.Gjatë një seance dëgjimore javën e kaluar, Blinken tha se është i gatshëm të përballet me sfidat e ngritura nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut. Ai tha se Kina “përfaqëson sfidën më domethënëse” ndaj interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ndërsa vuri në dukje se ekziston edhe hapësira për bashkëpunim.“Ka përplasje në rritje në këtë marrëdhënie; sigurisht konkurruese dhe megjithatë disa edhe bashkëpunuese, kur është në interesin tonë të përbashkët”, shtoi ai.Blinken gjithashtu u zotua të ngrejë sërish moralin në Departamentin e Shtetit dhe trupin diplomatik. Zoti Blinken tha se ai e percepton pozitën amerikane jashtë vendit si një vend-udhëheqës që mbështetet tek “modestia dhe vetëbesimi”.Blinken ka qenë zëvendës sekretar shteti gjatë administratës Obama dhe ka lidhje të ngushta me Presidentin Joe Biden. Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur zoti Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden.Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë e miratoi kandidaturën e zotit Blinken me 15 vota pro dhe 3 kundër, duke e dërguar kështu për miratimin përfundimtar në Senatin e plotë.

Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48
Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43