Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar sërish Kinën, se do të ndëshkohet me sanksione ekonomike në rast se mbështet Rusinë. Blinken tha se SHBA-të po ndjekin me vëmendje çdo veprim të Kinës, dhe se nëse ndihmojnë ë me çfarë do lloj mjeti Rusinë në luftën me Ukrainën, do e pësojnë keq. Ndërkohë Blinken shtoi se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të hiqen vetëm atëherë kur të tërheqin të gjithë trupat nga Ukraina.