Top News – SHBA i drejtohet Kinës/ John Kerry në Pekin për bisedime për klimën
14/04/2021 11:55

John Kerry, i dërguari amerikan për klimën është nisur drejt kinës, kur do të përpiqet të promovojë synime më ambicioze për klimën, para samitit virtual të kombeve të bashkuara që do të mbahet këtë muaj. Kina dhe SHBA janë përplasur ashpër për cështje tregtare, të drejtat e njeriut etj, dhe misioni i Kerry-t për pajtim për klimën, do të jetë i vështirë. I dërguari amerikan për klimën John Kerry, do të niset drejt Kinës më 14 prill, për të promovuar synime më ambicioze për klimën, para një samiti virtual, të cilin do ta drejtojë presidenti amerikan Joe Biden, javën e ardhshme. Synimet e Kerryt janë për “të diskutuar rritjen e ambicieve për klimën globale”, para samitit të Bidenit për klimën më 22-23 prill, ka thënë Departamenti amerikan i Shtetit përmes një deklarate. Aty është thënë se Kerry, mes tjerash, do të diskutojë edhe rreth përgatitjeve për konferencën e 26-të të Kombeve të Bashkuara për klimën, që mbahet në nëntor të këtij viti në Glasgoë. Bashkëpunimi i Kinës është “absolutisht kritik”, në luftim të krizave klimatike, ka thënë Kerry për kanalin CNN. “Po, ne kemi mospajtime të thella me Kinën në disa çështje, absolutisht. Mirëpo klima duhet të ndahet”, ka thënë Kerry. Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë përplasur për çështje tregtare dhe të drejta të njeriut, tash e një kohë. Kina zë vendin e parë në botë për emetime të karbonit nga djegia e naftës dhe thëngillit, Shtetet e Bashkuara janë të dytat.

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane
04/11 23:25
Top Channel/ “Kam arritur limitin e vuajtjes”, letra e Brigitte Bardot që tronditi bashkëshortin
04/11 23:21
Top Channel/ Humbje me pasoja globale, trump: I shkatërroj po më shkarkuan
04/11 23:14
Top Channel/ Zgjedhjet përtej Tokës! Si arritën 3 astronautë të votonin nga hapësira?
04/11 23:06
Top News – Ukraina të ‘përveshë mëngët’ / Anëtarësimi në BE: Duhet përshpejtim reformash
04/11 15:18
Top News – Tetë cisterna me naftë ruse drejt SHBA-së/ Ukraina po i monitoron, 300 mijë ton karburant
04/11 14:51
Top News – CIA e akuzoi për ‘vjedhjen e shekullit’ / Kim Jong un përgjigjet me raketa
04/11 14:44
Top News – Rusia, kaos në aeroportet e evropiane / Putin ndez luftën, kërcënime të rreme për bomba
04/11 14:38
Top News – Zgjedhje edhe në hapësirë… / Astronautët e NASA-s ‘hedhin votën’ nga orbita
04/11 13:55
Top News – Irani: Amerikanët i thanë ‘jo’ luftës / Teherani reagon pas fitores së demokratëve
04/11 13:34
Top News – Zelensky nderon Melania Trump / I jep çmimin e rëndësishëm, ‘ndihmoi fëmijët ukrainas’
04/11 13:31
Top News – Një serbe me tatuazhe. Kërkohet gruaja misterioze e supergrabitjes në Holandë
04/11 13:13
Top News – U masakruan nga serbët/ Identifikohen pas 27 vitesh 3 intelektualë të vrarë
04/11 13:12
Top News – Tragjedia e trenave vrau 69 vetë. Dorëhiqet ministri spanjoll-S’mund të qëndroj në detyrë
04/11 12:20
Top Channel/ SHBA,“çudirat” e zgjedhjeve: Hera e pare që fiton një gay, një mysliman, një indigjene…
04/11 12:02
Top News – Rusia, Ukraina dhe Irani…Çfarë ndryshon me fitoren e demokratëve në SHBA?
04/11 11:55
Top News – Një demokrat fiton Teksasin…U mbështet nga ‘dinastia’ Bush, i pari nga viti 1988
04/11 11:53
Top Channel/ Amerika rrëzon Trump, demokratët fitojnë Kongresin: “Na mposhtën cmimet e larta”!
04/11 11:47
Top Channel/“Tsnunami” demokrat i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme!
04/11 11:47
Top Channel/ Protestat në Francë, “dorëzohet” Macron? Premton 4 miliardë euro shtesë për arsimin!
04/11 11:46