Top News – SHBA braktis NATO-n, Evropa dridhet / Ku duhet t’i gjejë paratë për mbrojtjen e saj
04/03/2025 15:10

Që evropianët të jenë në gjendje të mbrohen kundër Rusisë pa mbështetjen amerikane, do të nevojiten 250 miliardë euro shtesë çdo vit, përveç shpenzimeve ekzistuese të mbrojtjes dhe armatimeve, sipas Institutit Bruegel me qendër në Bruksel dhe Institutit Kiel për Ekonominë Botërore. Konkretisht, kjo përfshin rreth 50 brigada me gjithsej 300.000 ushtarë dhe 3.400 tanke të reja. Për krahasim: dërgimi i një brigade të re të vetme në Lituani, me rreth 5.000 ushtarë, e solli Bundesëehr-in gjerman në kufirin e kapaciteteve ekzistuese. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka propozuar tani një "zbutje" të rregullave për shumën maksimale të borxhit kombëtar, të cilat janë përcaktuar nga Traktati i Mastrihtit në përputhje me qëndrimin e shpallur të Gjermanisë, se mbrojtja duhet të mbetet në juridiksionin e autoriteteve kombëtare, pra që shpenzimet për armatim duhet të financohen nga buxhetet e shteteve anëtare. Von der Leyen ka propozuar edhe një "Plan për riarmatimin e Evropës". Ajo propozon edhe një fond që do të mobilizonte deri në 800 miliardë euro për qëllimet e mbrojtjes. Për të përshpejtuar bashkëpunimin e sigurisë në Evropë, Qendra e Politikave Evropiane me qendër në Bruksel sugjeron që 27 vendet e BE-së nuk duhet patjetër të përpiqen që vendimet të merren në mënyrë unanime, por ato vende që duan ta bëjnë këtë duhet të ecin përpara më shpejt. Ky "koalicion i të vullnetshmëve", duhet të përfshijë edhe vendet që nuk janë aktualisht anëtare të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia. Këto vende do të paguanin para në një fond të përbashkët, Fondi i Financimit të Sigurisë Evropiane.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43