Top News – Shakaja më e shtrenjtë e botës/ Dogecoin, kriptomonedha që do të shkojë në hënë
19/05/2021 12:24

U desh vetëm një shaka për ta ulur me 30 përqind vlerën e monedhës digjitale Dogecoin (doxh-koin), një prej monedhave më të përhapura kripto. Kriptomonedha, e cila filloi si shaka në mediat sociale tetë vjet më parë, humbi më shumë se një të tretën e vlerës pasi Elon Musk, një nga njerëzit më të pasur të botës dhe mbështetësi më i fuqishëm i Dogecoin-it, e quajti monedhën dixhitale "bixhoz", gjatë një bisede në emisionin televiziv Saturday Night Live, fundjavën e kaluar. Interesimi për kriptomonedhat ka qenë vitet e fundit i madh dhe e ka rritur vlerën e të gjitha monedhave digjitale në më shumë se 2.3 trilion dollarë (1.9 trilion euro), mbështetur nga trilionë dollarët dhënë prej bankave dhe qeverive për të simuluar monedhat digjitale, dhe përkrahur nga shumë investitorëve institucionalë.Ndërkohë që Bitcoin, kriptomonedha e vlerësuar shumë më tepër se të tjerat, ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është mbledhur në sasi rekord, kanë qenë të ashtuquajturat monedha të vjetra digjitale si Ethereum dhe Dogecoin ato që kanë marrë kryesinë kohët e fundit. Nuk ka shpjegim të lehtë për të kuptuar çmimin në rritje të Dogecoinit, i cili u krijua si shaka e improvizuar gjatë furisë së monedhave kripto të vitit 2013, dhe mori si logo qenin e racës Shiba Inu. Mbytja me para në dorë falë planeve simuluese të qeverisë, spekullimet e shoqëruara nga frika e humbjes së shansit, mbështetja e dhënë nga Musk dhe nga disa tifozë të thjeshtë online nxitur nga dashuria e mediave sociale për Doge meme, janë disa nga arsyet që fshihen pas ngjitjes në qiell të Dogecoinit, që ka parë vitet e kaluara rritje monetare prej 20.000 përqind. Gjatë një mbështetjeje të madhe për rritjen eksplozive të Dogecoinit, firma komerciale e Muskut, Space X filloi të pranonte pagesa për një mision satelitor në Hënë me kriptomonedha. Misioni i financuar nga Dogecoin, i planifikuar për 2022, quhet "DOGE-1 Mission to the Moon," misioni Doge-1 drejt Hënës.

Top News- Helmoi qëllimisht 30 pacientë, e pëson ‘Doktor Vdekja’ që hiqej si shpëtimtar
18/12 23:00
Top News- Fermerët i vënë flakën Brukselit/ Protesta masive, ‘jo marrëveshjes me Amerikën e Jugut’
18/12 22:59
Top News- Raketat Oreshnik në Bjellorusi, Rusia zhvendos armët bërthamore drejt kufirit europian
18/12 22:53
Top News- Fermerët e blegtorët gati “të rrahin” sërish policinë, përshkallëzojnë protestat në Greqi
18/12 22:50
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, bisedime të reja SHBA-Rusi në Miami këtë fundjavë
18/12 22:03
Top Channel/ Helmoi qëllimisht 30 pacientët e tij, mjeku anestezist dënohet me burgim të përjetshëm
18/12 22:02
Top Channel/ Kriza e fondeve në Ukrainë, Zelensky paralajmëron udhëheqësit e BE-së: Miratoni kredinë
18/12 22:01
Top Channel/ Protesta në Bruksel, kaos para Parlamentit Europian, fermerët ndezin zjarre e…
18/12 22:00
Top News- Greqia krijon marinën më të fortë në histori, fregata ‘Kimon’ ndryshon Egjeun
18/12 21:03
Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
Top Channel/ Boll me fjalë, kancelarit Merz i soset durimit: T`i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt!
18/12 12:10
DIGITALB DIGITALB