Top News – Sfidat ligjore që po përgatit Donald Trump
09/11/2020 11:02

Demokrati Joe Biden është shpallur president I zgjedhur I Amerikës, por Donald Trump nuk është dorëzuar ende dhe po planifikon sfida ligjore ndaj rezultateve në disa shtete kyçe. Avokati I tij Rudy Giuliani i tha Fox News se do të ishte e gabuar për Trumpin të pranonte humbjen sepse sipas juristit, ka dëshmi të forta se zgjedhejt në të paktën tre apo katër shtete, e ndoshta edhe 10 sipas tij, janë vjedhur. Fushata e Trumpit ende nuk ka treguar prova të tilla të padiskutueshme, megjithatë sot planifikon të nisë procese gjyqësore në disa shtete. Duke filluar me Pensilvaninë, ku republikanët ankohen se nuk kanë pasur qasje në vëzhgimin e numërimit. Për sa kohë regjistrohen përpara ditës së votimit normalisht, prania e vëzhguesve lejohet në shumicën e shteteve amerikane me qëllimin të ketë transparencë të procesit. Në disa zona këtë vit, pati kufizime që përpara ditës së zgjedhjeve për shkak edhe të pandemisë së koronavirusit. Në Filadelfia, perimetri I vendosur në vendin e numërimit të votave ishte 6 metra, gjithmonë për shkak të Covid 19, por kjo u kundërshtua dhe një gjykatës urdhëroi që ai të shkonte ne 1.8 metra në mënyrë që vëzhguesit të kishin mundësi të shikonin më qartë. Fushata e Trumpit pretendon se urdhri në fjalë, është shkelur në këtë shtet, dhe numëruesit I kanë larguar më shumë. Në Michigan ku fitoi në 2016-tën, Trump këtë radhë humbi përballë Joe Biden. Edhe këtu, presidenti republikan pretendon se vëzhguesit republikanë nuk kanë pasur akses të mjaftueshëm për të ndjekur procesin e numërimit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20