Top News – Sfidat e Joe Biden president, rrugën përpara nuk e ka të sheshtë!
21/01/2021 12:47

Për afro gjysmë shekulli, Joe Biden ka qenë një figurë e rëndësishme e Partisë Demokratë në Shtetet e Bashkuara. Tashmë, në përpjekjen e vet të tretë arriti të sigurojë presidencën, edhe pse 78 vitet mbi supe e bëjnë presidentin më të moshuar amerikan në historinë e vendit. Ceremonia madhështore e inaugurimit, që për shkak të pandemisë, ishte sërish më e kufizuar, nuk i fsheh megjithatë sfidat serioze me të cilat presidenti I ri përballet me të marrë drejtimin e një vendi më të përçarë se kurrë. Që në fillim, Biden do të përballet me krizën e rëndë të koronavirusit që deri tani ka shkaktuar mbi 400,000 të vdekur në SHBA, ritmet e ngadalta të vaksinimit dhe goditjen që ka marrë ekonomia amerikan. Biden ka premtuar ta shtojë ritmin e vaksinimeve duke bërë 100 milionë imunizime brenda 100 ditëve të para të administratës së tij dhe duke miratuar ndihma më të mëdha financiare për të gjithë amerikanët, me përjashtim të atyre me të ardhura të larta. Në skenën globale, thotë se SHBA do të rikthehet në Paktin e Parisit për klimën nga e cila u tërhoq Presidenti Trump e pritet të veprojë ndryshe në marrëdhëniet me sundimtarë autoritarë në Rusi, Kinë, Korenë e Veriut. Nderkohe ka ofruar dhe propozime të hollësishme për të çuar përpara barazinë ekonomike racore dhe reformuar sistemit e drejtësisë penale. Por ai ndeshet dhe me pengesa në realizimin e agjendës së tij legjislative, pasi të dyja Dhomat e Kongresit janë të ndara në linja partiake. Partia Demokrate e Biden ka një epërsi të ngushtë mbi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Senati është i ndarë 50 me 50. Zonja Kamala Harris, e cila bëri betimin si nënpresidente, do të votojë në raste kur vota në Senat është e ndarë në linja partiake, barazim 50 me 50.

Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
DIGITALB DIGITALB