Top News – “Sfera” me kristale jashtëtokësore/ Del në ankand në SHBA, çmimi marramendës
16/02/2021 15:29

Dhjetëra meteor të lashtë – disa të gurtë, disa prej hekuro, të tjerë të mbushur me “xhevahire” vezulluese jashtëtokësore apo që përmbajnë pluhur yjesh miliarda vjecar, kanë dalë në ankand tek Christie’s, në SHBA. Shumë prej këtyre gurëve të rrallë hapësinorë dikur kanë qenë pjesë e hënës, ndërsa të tjerët erdhën nga Marsi ose u ndanë nga asteroidet që orbitonin në brezin mes planetit të kuq dhe Jupiterit. Ankandi për këta trupa qiellorë është zhvilluar në internet. Një pjesë e këtyre objekteve të rralla kanë oferta fillestare prej vetëm disa qindra dollarësh. Por një pllakë trapezoidale nga një meteorit hënor i zbuluar në shkretëtirën e Saharasë, me përmasa 40 centimetra të gjatë dhe peshë afërsisht 2 kilogramë, mund të arrijë të shitet deri në 350,000 dollarë, sipas Christie’s. Para ankandit, të gjithë trupat u ekzaminuan nga shkencëtarët e Shoqatës së Meteorëve, një organizatë jofitimprurëse ndërkombëtare kushtuar arsimit dhe kërkimit në shkencën planetare, veçanërisht studimin e asteroideve. Meteoritët janë praktikisht ata që arrijnë ta mbijetojnë atmosferës së planetit tonë, e shpeshherë mbështillen nga flakët në qiell përpara të ndahen e të bien në tokë ose në oqean. Më shumë se 90% e meteorëve vijnë nga asteroidet në sistemin tonë diellor, ndërsa pjesa e mbetur janë nga Hëna ose Marsi.

Top Channel/ Britania drejt BE-së pas një dekade, marrëveshja e re ndez debatet për rikthimin
20/11 23:20
Top Channel/ BE-Angli, marrëveshje e re! Londra dhe Brukseli afrohen sërish
20/11 23:11
Top Channel/ Trump: Irani po ndikon te nafta! Putin dhe Zelensky nuk kanë më “busull”
20/11 23:00
Top News- Tre marrëveshje mes Britanisë dhe BE/ Ujdi për ushqimet dhe lëvizshëmrinë e të rinjve
20/11 21:18
Top News- Rriten tensionet në Europë/ Estonia do të mbyllë kufirin rrugor me Rusinë
20/11 20:45
Top Channel/ Alarmohet NATO, raketa e dron rus mbi në Poloni! Trump ultimatum BE
20/11 19:56
Top News- E bujshme nga Gjermania, lehtësohen kontratat e punësimit..ja ndryshimet
20/11 18:58
Top News – Sirenat e alarmit gjëmojnë: Po vijnë raketa/‘Sulm’ rus në Poloni, Hh-101 bie në juglindje
20/11 15:38
Top News – Po ngre një perde të hekurt, të re! / Rusia kërcënon Estoninë pasi mbylli kufijtë
20/11 15:34
Top News – Do shërojë një Francë të kalbur…Ish kryeministri De Villepin hyn në garën për president
20/11 15:23
Top News – Protestuesit në Evropë ‘bashkojnë forcat’ / Kundër kostove të jetesës dhe militarizimit
20/11 15:10
Top Channel/Tensione në Romë, protestuesit përleshen me policinë: Paratë për njerëzit, jo për armët!
20/11 15:02
Top News – Operacioni ‘Frigoriferi i sigurt’/ Britania e Madhe mbron pajisjet nga sulmet kibernetike
20/11 14:40
Top Channel/ Vendim historik në Hagë, Mianmari përgjegjës për vrasjen e mijëra myslimanëve Rohingya
20/11 14:35
Top Channel/ Lista Studentore do të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE: Serbia t`i zbatojë!
20/11 14:33
Top News – 11 ushtri evropiane gati për në Ukrainë / Trupat stërviten në Poloni, mision pas luftës
20/11 14:32
Top News – Evropa në ‘flakë’, tre ditë protesta / Si po përpiqen qeveritë të zbusin krizën
20/11 14:26
Top News – ‘Raketa ruse’ bie në Poloni / NATO ngre avionët, Varshava: Është provokim
20/11 14:24
Top News – Grevë për pagat e shpenzimet publike / Paralizohet Italia, mijëra njerëz në protesta
20/11 14:14
Top News – Britania ‘kthehet’ në BE / Lehtësohet tregtia dhe lëvizja e të rinjve në bllok
20/11 13:51