Top News – Sërish epiqendra e pandemisë / Edhe BE drejt vaksinimit të detyrueshëm
20/11/2021 13:23

Dyshimet se masat kufizuese ndaj personave të pavaksinuar janë diskriminuese si dhe fakti se personat e pavaksinuar janë më të rrezikuar nga koronavirusi, ka bërë që disa shtete të Bashkimit Evropian të flasin hapur për mundësinë e bërjes së vaksinimit obligues për të gjithë qytetarët. Austria është shteti i parë anëtar i BE-së që ka paralajmëruar se nga shkurti i vitit të ardhshëm, vaksinimi do të jetë i obligueshëm për të gjithë qytetarët. Belgjika mund të jetë shteti i cili do ta bëjë të njëjtën gjë. Ky shtet tashmë ka marrë vendim për vaksinimin e obligueshëm për punëtorët në sektorin e shëndetësisë, të cilët janë në linjën e parë të përballjes me pandeminë. Ata që nuk do të vaksinohen deri në janar të vitit 2022 do të pezullohen nga puna, ndërkaq punonjësit shëndetësorë që nuk vaksinohen deri më 1 prill të vitit të ardhshëm do ta humbasin vendin e punës. Belgjika ka një numër të madh të qytetarëve të vaksinuar dhe kjo ka ulur dukshëm numrin e të vdekurve, por tani ky shtet po përballet me rritje të numrit të rasteve të reja. Belgjika në javë shpenzon 25 milionë euro për testim për COVID-19. Për momentin, në nivel të BE-së nuk ka mundësi që të vendoset vaksinimi si obligim, por në Bruksel thonë se “shtetet anëtare janë duke shkëmbyer përvojat e tyre edhe në këtë drejtim”. Në pyetjen se “a mund të bëhet vaksinimi ligjërisht obligues”, në Bruksel përgjigjen se ky vendim u takon shteteve anëtare. Për shkak të rritjes së shpejt të numrit të infektimeve në vendet e BE-së, disa prej anëtarëve të bllokut evropian së fundmi kanë vendosur masa të reja të kufizimit të lëvizjes. Austria, Belgjika, Holanda dhe Gjermania kanë kthyer disa masa dhe kanë vendosur edhe kufizime të reja. Disa prej këtyre shteteve nuk pranojnë më dëshminë për test negative për të pasur qasje në ndonjë objekt, por vetëm konfirmim për vaksinim apo dëshminë se një person e ka pasur virusin.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11