Ambasadori amerikan në Kinë, Nicholas Burns, i ka bërë thirrje këtij shteti që të jetë “më i sinqertë” për origjinën e koronavirusit. Komentet e tij kanë ardhur një ditë pasi mediat amerikane kanë raportuar se një agjenci federale ka gjetur se ky virus mund të ketë dalë nga një laborator në Vuhan. Ministria e Jashtme kineze ka thënë se origjina e virusit “i përket shkencës dhe nuk duhet politizuar”. Mediat amerikane kanë thënë se në një raport të Departamentit amerikan të Energjisë – i cili është përpiluar në bazë të informacioneve të klasifikuara – është ardhur në përfundim, ndonëse “me siguri të vogël”, se virusi ka dalë nga laboratori.